Ilustrim Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kamioni këput kabllon e internetit në Prizren, lëndohet një grua
01.8.2023 - 10:37
Një grua në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se duke ecur në trotuar, një kamion ka këputur një kabllo të internetit dhe nuk është ndalur.
Sipas saj, kjo i shkaktuar lëndime pasi që kabllo e këputur e ka goditur atë.
Policia njofton se viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.