Kamenicë, vdes nga COVID-19 një 73-vjeçar

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se një qytetar i infektuar me COVID-19 i moshës 73 vjeçare ka vdekur mbrëmë.

“Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i yni 73 vjeçar, si pasojë e #COVID19. Numri i të vdekurve nga ky virus në komunën tonë është 10, ndërkaq lutjet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta për të gjithë”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Deri më tani në nivel vendi nga COVID-19 janë infektuar 12 mijë e 168 persona, nga ta janë shëruar 8 mijë e 149 persona ndërsa kanë vdekur 448 persona.