Kaçanik, gjendet mërgimtari i cili u raportua i zhdukur

Mërgimtari nga Kaçaniku, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur në afërsi të një restoranti në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Ferizajit, Kanun Veseli, ai është gjetur sot rreth orës 13:40.

“Sot rreth orës 13:40 është gjetur në magjsitrale afër një restoranti”, ka thënë Veseli për KALLXO.com

Ai tha se gjendja e tij është e mirë, mirëpo sipas rregullores së pari duhet të dërgohet për kontroll mjekësor.

“Policia fillimisht e ka dërguar në ambulantën e Kaçanikut për kontrollë mjekësore, pastaj do të intervistohet”, tha ai.

Raportimin për zhdukjen e tij e kishte bërë një i afërm i tij.