Nje qytetare duke shikuar ekspozitën me fotografi të refugjatëve në Prishtinë

Jeta e refugjatëve në fotografi

Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve sheshi ‘Zahir Pajaziti’ mban dhjetëra fotografi që e tregojnë përvojën e refugjatëve, në kampe, në vende të papërcaktuara për refugjatë dhe në vendet ku fëmijët refugjatë-jetimë janë birësuar.

Ekspozita e organizuar nga UNHCR, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,  tregon fytyrat e vrazhda e herë të qeshura të refugjatëve, të cilët e kanë lënë shtëpinë në konflikt për të ikur në vend të sigurt.

Në të njëjtën kohë ajo e tregon rrënimin e jetëve të shoqërive të tëra nga luftërat, por edhe mënyrën se si refugjatët kanë ndërtuar jetë të reja në vendet ku kanë ikur.

Fotografitë e refugjatëve në shesh janë të refugjatëve nga Siria, Republika Demokratike e Kongos, Mauritania dhe Bangladeshi.

Në një anë tjetër të sheshit shihen të dhënat Agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

“Në vitin 2017, zhvendosja e detyruar në nivel botëror tejkaloi 68 milion”, shkruhet në njërën nga pllakat.