RRAHMAN JASHARAJ

Jasharaj thotë se nëse ka dialog, fundjava mund të sjell ndryshime

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nëse të dyja palët, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Qeveria janë për dialog, sipas tij fundjava mund të sjell deri në një vendim.

“Nëse të dyja palët jemi për dialog, atëherë e shtuna dhe e diela mund të sjellin ndryshime. Nëse jo atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e dëshirojmë asnjëherë” – ka deklaruar ai.

Jasharaj është shprehur se vendimet do t’i merr anëtarësia e BSPK-së dhe ekipet e ekspertëve të cilat më pas do t’ ia paraqesin Qeverisë.

“Nuk mund të flas tani sepse janë njerëz krejt tjerë që i bëjnë këto planifikime edhe unë besoj që BSPK-ja megjithatë është e gatshme për dialog. Çfarë do të bëjë konkretisht nuk mund të them sepse janë ekipet e ekspertëve. Atë që neve na thonë njëri nga përfaqsuesit e BSPK-së në takim, do ti marrë vendimet edhe nga anëtarësia  edhe nga ekipet e ekspertëve dhe do të ja paraqesim Qeverisë me urimin që edhe Qeveria mos të këmbëngulë në vendimet e veta” – tha Jasharaj.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Ekonomik- Social, i cili për temë kishte gjetjen e zgjidhjes për të dalë nga greva, edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se shumë shpejt do të ketë lajme pozitive.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur që nga 25 gushti.