Jahja Kokaj kërkon testim një herë në vit për nxënësit dhe studentët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj në mbledhjen e Komisionit për Arsim, propozoi që çdo nxënës dhe studentë të testohen një herë në vit për njohuritë e fituara gjatë vitit shkollor dhe studimeve.

“Propozoj që çdo 1 vjet të bëhet një lloj testi i arritshmërisë dhe duhet të jetë një nivel shkencor dhe profesional. Ekzekutimin duhet ta bëjë drejtori në bashkëpunim dhe sociologun dhe në bazë të raportit të mos vazhdohet tutje pa u plotësuar ato që u mungojnë nxënësve dhe studentëve. Profesori që jep mësim të jetë vetëm vëzhgues dhe pas kësaj të behet një vlerësim”, tha ai.

Këtë, Kokaj e arsyetoi duke thënë që do të përmirësoheshin edhe rezultatet në PISA.

“Pra, të bëhet një kontrollim permanent që mos të kalojnë nxënësit dhe studentët pa arrit kompetencat dhe në këtë mënyrë do të kemi përmirësim të rezultatit të PISA”, tha deputeti Kokaj.

Por për këtë propozim nuk pati asnjë reagim nga anëtarët tjerë të Komisionit.