Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj

Koka ja sqaron Hoxhajt 'hapjen e qiellit'

Deputeti i Levizjes Vetëvendosje Jahja Koka, “me ftesë” të kryeministrit Kurti sot në Kuvend e ka sqaruar fenomenin e hapjes të qiellit dhe definicionin e yllit polar për deputetin e PDK-së Enver Hoxhaj.

Koka tha se këtë sqarim ja ka borxh Hoxhajt pasi me vendim të këtij të fundit ai ka qenë katër vjet në detyrë diplomatike.

“Lidhur me një fenomen që përmendi Hoxhaj, kam respekt sepse me vendim të tij kam qenë katër vjet në detyrë diplomatike dhe e kam për borxh me ja sqarua”, ka thënë ai për deputetin Enver Hoxhaj.

Ai tutje sqarojë fenomenin e hapjes së qiellit dhe yllit polar, të cilat u benë pjesë e diskutimit mes kryeministrit Kurti dhe deputetit Hoxhaj.

“Fenomeni i hapjes së qiellit është kur mes natës paraqitet dritë e befasishme e papritur meqenëse nuk ekziton as dielli as hëna, bëhet një fenomen kuantik dhe gjenerohet me një energji optike të madhe kurse ylli polar është yll që na shërben për orientim, kjo është përgjigja”, sqaroi Koka.

Hoxhaj pak me parë tha se ka ndodhur një zhvendosje e madhe ndërkombëtare për Kosovën dhe sipas tij “te myslimanët kësaj i thonë me u hap qielli”.

“Meqë ka ndodhur një zhvendosje e madhe ndërkombëtare mund të jetë mundësi e madhe për Kosovën dhe kemi ftuar për të na treguar çfarë do të bëjë, e di që një pjesë e madhe jeni me ramazan, të myslimanët kësaj i thonë me u hap qielli, njëherë hapet, krishterët i thonë m`u kryqëzua yjet”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti është përgjigjur duke ftuar deputetin Jahja Koka që t`i sqarojë këto deklarata.

“Ne konsiderojmë që barazia arrihet nëpërmjet përfaqësimit të dinjitetshëm dhe këtë gjë e kemi bërë. Sa për atë a u hap qielli, a u mbyll qielli, a ylli polar, ato nuk i di, por e ftoj Jahja Kokën t’i sqarojë”, ka thënë ai.

Hoxhaj thotë se u hap qielli e u kryqëzuan yjet për Kosovën, Kurti e fton Jahja Kokën t`i përgjigjet