Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj

Jahja Kokaj shpjegon në mënyrë shkencore dëmet që ju shkakton greva fëmijëve (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, teksa ka berë thirrje të ndërpritet greva në arsim ka shpjeguar dëmet që sjell ajo në të ardhmen e fëmijëve.

Kokaj ka thënë se greva dëmton aftësitë kognitive dhe emocionale të fëmijëve.

“Fëmijët tonë prej moshës deri në 5 vjeç, sidomos prej 5-20 vjeç, tri javë janë të ndarë nga bankat shkollore. Çka do të thotë kjo? Ato mijëra orë të humbura gjenerojnë një kuantitetet, një cilësi, gjenerojnë aq vlerë të madhe sa që unë jam i trishtuar dhe me ju thënë të drejtën nuk më merr gjumi natën kur e mendoj, kur e di konsekuencën në ardhmërinë e fëmijëve tonë, në ardhmërinë e brezave tonë dhe në përgjithësi të kombit” – ka thënë Kokaj.

Ai ka thënë se me të gjitha aftësitë i ka lutur dje udhëheqësit e këshillit grevist që ta ndërpresin grevën.

“Kjo është e bazuar në neuroshkencë për të cilën po flas. Nëse e thua me argumente të caktuara – dëmtohen aftësitë kognitive dhe emocionale të fëmijëve”- ka shtuar Kokaj.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon sot debatin parlamentar për grevat në Kosovë.

Debati i cili po vazhdon qe dy të enjte, është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në anën tjetër, që nga 25 gushti, ka filluar greva e përgjithshme në Kosovë.