Istog, arrestohet i dyshuari për shtytje në vetëvrasje të një gruaje

Një person është arrestuar dje në Komunën e Istogut.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi në fjalë dyshohet se ka shtyrë për vetëvrasje një grua.

Viktima kishte pirë preparate kimike, dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rasti është duke u hetuar.