Foto: Ilustrim

Istog, 4 të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe një veture

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00, ku të lënduar kanë mbetur katër persona. 

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut dhe në të janë përfshirë një kamion dhe një veturë. 

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, katër të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog. 

Gashi tha se me udhëzim të mjekut njëri nga të lënduarit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.