Gjykimi ndaj Nuredin Lushtakut dhe 2 vëllezërve të tij | Foto: KALLXO.com

Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe dy vëllezërit e tij dalin para gjykatës

Ish-nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku, së bashku me dy vëllezërit e tij, Faton dhe Arif Lushtaku, kanw dalë para Gjykatës së Prizrenit për të përballuar me akuzat e prokurorisë lidhur me veprën penale të sulmit, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.

Prokuroria në Mitrovicë pretendon se në korrikun e vitit 2022, tre vëllezërit Lushtaku kishin sulmuar dy zyrtarë policorë pasi i ishte shqiptuar një gjobë djalit të Nuredin Lushtakut.

Incidenti përfundoi me një policë të plagosur me armë zjarri në këmbë derisa tjetri kishte marrë plagë në kokë nga mjeti i fortë.

Akuza thotë se pasi dëshmitari A.L. ka thirrur babanë, Nuredin Lushtaku, ai ka ardhur me dy vëllezërit e tij dhe kanë sulmuar dy zyrtarët policorë, E. B. dhe M.G.

Gjatë përleshjes mes të pandehurve dhe të dëmtuarve është shkrepur edhe një armë, e cila ka plagosur policin M. G.

Prokuroria i akuzon të pandehurit për bashkëkryerje në veprën penale të sulmit.

Aktakuza gjithashtu ngarkon Fatonin, Arifin dhe Nuredin Lushtakun me veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armës.

Dosja e Prokurorisë për ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtaku, rreth plagosjes së një polici