FOTO: Thaçi, Veseli, Selimi, dhe Krasniqi në Gjykatën Speciale

Ish-eprorët e UÇK-së sot sërish para Speciales

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nesër do të paraqiten para gjykatës Speciale në Hagë në konferencën për ecurinë e çështjes.

Sot pritet të zhvillohet konferenca për ecurinë e çështjes.

Kështu është bërë e ditur në kalendarin e caktuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Paraqitja e parë e Thaçit në Gjykatën Speciale u mbajt më 9 nëntor. Thaçi u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Gjithçka që ndodhi rreth Gjykatës Speciale gjatë dy javëve të fundit