Arkiv

Isa Mustafa reagon pas pranimit të Planit franko-gjerman nga kryeministri Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth Planit franko-gjerman, që u diskutua të hënën në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mustafa ka thënë se Marrëveshja e pranuar nga kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë.

Ai ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të tregojë nëse kjo është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

“Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?”- ka shkruar ai.

Ai ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti pranoi një marrëveshje, ku serbëve u jepen kompetenca ekzekutive.

“Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”- ka thënë ai.

Në pikën e 7-të flitet për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe e po ashtu për sigurimin e “një niveli të përshtatshëm të vetëqeverisjes”.

Përmbajtja e planit franko-gjerman