Isa Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së pas humbjes në zgjedhjet e djeshme

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka mbledhur Kryesinë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

LDK-ja ka shënuar humbjen më të madhe këto zgjedhje, pasi sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen e KQZ-së LDK-ja në nivel vendi renditet e treta me 13.18 për qind vota të fituara.

Kurse, në nivel lokal nuk prinë në asnjë komunë.