Si votoi Vjosa Osmani për mocionin për rrëzimin e Qeverisë?
Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë tregoi se do të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Por një gjë të tillë nuk e kanë përkrahur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.
Kështu ka thënë për KALLXO.com, Vjosa Osmani.
“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani.
KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga Lumir Abdixhiku por i njëjti nuk është përgjigje.
I pyetur për votën e Vjosa Osmanit kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se për këtë pyetje gazetarët duhet të pyesin vet Vjosa Osmanin. Kryesia e LDK-së vendosi sot që të kërkoj mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu. Mustafa e arsyetoj këtë vendim si pasojë e mos heqjes së taksës kërkesë kjo nga ShBA.
L I S T A E ANËTARËVE TË KRYESISË SË LDK-së:
- Isa Mustafa Kryetar
- Agim Veliu N/Kryetar
- Haki Rugova N/Kryetar
- Lutfi Haziri N/Kryetar
- Ismet Beqiri Sek. i Përgjith.
- Sabri Hamiti Anëtar
- Muharrem Sfarqa Anëtar
- Gazmend Muhaxheri Anëtar
- Anton Quni Anëtar
- Vlora Dumoshi Anëtare
- Skender Hyseni Anëtar
- Avdullah Hoti Anëtar
- Besa Gashi Anëtare
- Sokol Haliti Anëtar
- Arban Abrashi Anëtar
- Kujtim Shala Anëtar
- Imri Ahmeti Anëtar
- Rita Hajzeraj Anëtare
- Sali Asllanaj Anëtar
- Naser Osmani Anëtar
- Lutfi Zharku Anëtar
- Lirije Kajtazi Forumi i Gruas
- Fidan Rekaliu Forumi i Rinisë