Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rezultatet e partive nëpër komuna, LDK nuk prinë në asnjë komunë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar mbi 98 për qind të të dhënave preliminare të zgjedhjeve të mbajtura dje, me 14 shkurt.

Këto rezultate flasin se Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm në nivel të përgjithshëm, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndryshe, sa i përket renditjes nëpër komuna, është serish LV-së, që del të jetë prijetare. Lëvizja Vetëvendosje udhëheqë në 22 komuna. E dyta del të jetë Lista Serbe që 10 komuna, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë të parat secila në nga 2 komuna, kurse me nga 1 komunë prijnë Nisma dhe KDTP.

E Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila renditet e treta në rezultatet e përgjithshme në tërë territorin e Kosovës, nuk rezulton të prijë në asnjë komunë.

LV prinë në Gjakovë me 53.83 për qind, Gjilan me 63.21 për qind, Dragash me 24.46 për qind, Istog me 43.81, Kaçanik 57.95 për qind, Klinë 30.02 për qind, Fushë Kosovë 55.57 për qind, Kamenicë 54.94 për qind, Mitrovicë Jugore 63.04 për qind, Lipjan 47.32 për qind, Obiliq 52.57 për qind, Rahovec 46.49 për qind, Pejë 49.14 për qind, Podujevë 59.45 për qind, Prishtinë 64.13 për qind, Prizren 45.89 për qind, Shtime 49.50 për qind, Suharekë 37.54 për qind, Ferizaj 60.59 për qind, Viti 57.27 për qind, Vushtrri 60.08 për qind dhe Hani i Elezit 53.06 për qind.

SL prinë në Leposaviq me 79.10 për qind, Novobërdë me 45.17 për qind, Shtërpcë me 59.36 për qind, Zubin Potok me 83.76 për qind, Zveçan me 86.77 për qind, Graqanicë me 54.52 për qind, Ranillug me 69.08 për qind, Partesh me 80.10, Kllokot me 39.23 për qind, Mitrovicë Veriore me 60.54 për qind.

PDK prinë në Drenas me 64.03 për qind dhe në Skenderaj me 72.54 për qind.

AAK-ja prinë në Deçan me 52.92 për qind dhe në Junik 47.47 për qind.

Nisma prinë në Malishevë me 31.55 për qind.

Kurse KDTP prinë në Mamushë me 65.79 për qind.

Në linkun më poshtë mund t’i shihni rezultatet preliminare nga KQZ.