Nesër mblidhet kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh kryesinë në takim gjatë ditës së nesërme.

Në njoftimin e tyre për media thuhet se gjatë ditës së nesërme do të bëjnë homazhe para varrit të ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova me rastin e 14 vjetorit të vdekjes së tij.

Në orën 12 do të organizohet akademia përkujtimore në Hotel “Emerald” ndërsa në orën 14, Kryesia do të mblidhet në zyrat e LDK-së.

Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës të bëhen bashkë dhe të formojnë qeverinë para përfundimit të afatit 15 ditor.

VIDEO: Kurti i propozon Mustafës të mbyllen në negociata deri në arritjen e marrëveshjes