Stafi shëndetësor në pritje për vaksinim me vaksinën Pfizer/BioNtech

Interesim i lartë i punëtorëve shëndetësorë për ta marrë vaksinën Pfizer

Numër i lartë i punëtorëve shëndetësorë janë parë në Qendrën e Imunizimit “1Tetori” për ta marrë vaksinën Pfizer/BioNtech.

Këto vaksina janë të dedikuara vetëm për punëtorët shëndetësorë pas donacionit të Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se gjatë javëve të kaluara  një numër i konsiderueshëm i mjekëve kishin refuzuar ta marrin vaksinën Astra Zaneca.