Inspektori i ATK-së i dënuar për korrupsion largohet nga puna

Një inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës, është larguar nga puna pasi është dënuar për korrupsion.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Administrata Tatimore e Kosovës me anë të një njoftimi.

“Menaxhimet i lartë i ATK-së, siguron opinionin publik se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e lartpërmendur, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.