Iniciativa nga Amerika, grumbullohen mbi 300 mijë dollarë për Shqipërinë

Në mbështetje të të prekurve nga tërmeti tragjik në Shqipëri, deri më tani 6,435 persona kanë kontribuar në një iniciativë të organizuar nga Amerika.

Përmes rrjetit social ‘Facebook’, me titull “Albania Earthquake Relief “ është organizuar dhurimi i fondeve e që nga 500,000 dollarë sa është paraparë deri më tani janë mbledhur 334,185 dollarë.

Të interesuarit mund të kontribuojnë në këtë link duke klikuar në opsionin ‘Donate’.

Kjo është vetëm një mënyrë në të cilën janë solidarizuar qytetarë të shumta nga Kosova dhe më gjerë.

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4, e cili është ndjerë edhe në Kosovë.

Deri më tani janë shënuar 22 viktima.