Iku për t’i shpëtuar dhunës, por zhduket në det që dy muaj

Noor Kayas, një vajzë 16 vjeçare, u largua nga kampi i refugjatëve pa i treguar askujt. Mëngjesin e së nesërmes, u lajmërua nga deti i hapur përmes një telefoni satelitor.

Thirri nënën e saj për t’i treguar se po shkonte në Malajzi përmes një varke, së bashku me 87 refugjatë të tjerë, përfshirë 65 gra dhe vajza të tjera. 16 vjeçarja i tha nënës së saj që t’i jepte 470$ personit që do e dërgonte në vendin e caktuar, me ç’rast po shpresonte për një jetë më të mirë.

Nëna e Noor ende po merrej me pagesa, derisa familjet e pasagjerëve të tjerë thanë se kishin pranuar një thirrje, duke kuptuar se motori i varkës kishte ndaluar, nuk po punonte. Varka ka tashmë dy muaj që mungon.

“A mund të më thotë dikush nëse vajza ime është e gjallë apo e vdekur?”, tha nëna e saj.

Familjarët e pasagjerëve të tjerë po pyesin vazhdimisht pse nuk po bëhet më shumë për t’u shpëtuar jetët në atë varkë?

Ndërkohë, është raportuar për nëntë vdekje të mundshme. UNCHR tha se shumë gra dhe vajza, largohen në këtë mënyrë për të evituar dhunën seksualë, fizike, psikike që përjetojnë në një mënyrë apo tjetrën. RTV21