Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

I vendoset eksploziv servisit të makinave në Tiranë

Një sasi eksplozivi i është vendosur mëngjesin e sotëm një servisi makinash në afërsi të Liqenit të Thatë, rreth orës 04:35 të mëngjesit të sotëm.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në biznesin e shtetsit R.P dhe se ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Top-Channel