
Pika e përbashkët e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë në Morinë të Kukësit. Foto: Bashkim Shala
I mituri i zhdukur në Prizren gjendet në Shqipëri
11.9.2022 - 17:27
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë kanë gjetur të miturin L.G. i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se L.G, 14-vjeçar është lokalizuar në Shqipëri dje gjatë ditës.
Pas lokalizimit, i mituri është sjellë në Kosovë dhe është marrë në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale.