Foto: Policia e Kosovës

I kyçet në internetin e tij, i dyshuari kanos me jetë komshiun

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë nën dyshimin se ai ka kansour me jetë komshiun e tij.

Sipas një njoftimi të Policisë, i dyshuari kishte kanosur viktimën me armë zjarri.

Tutje është thënë se arsyeja e kanosjes është pasi viktima është kyçur në mënyrë të parregullt në internetin e të dyshuarit.

Viktima ka raportuar në Polici se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Bllacë të Suharekës, i dyshuari e ka kanosur atë me armë zjarri.

Sipas ankuesit arma nuk është përdorur por vetëm e ka ekspozua duke e kanosur me jetë.

Policia ka thënë se pas kësaj i dyshuari është larguar.

“Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka kontaktuar të dyshuarin: S.S., të moshës 48 vjeçare, i cili ka qenë kooperativë, ka dorëzuar armën dhe ka pranuar se ka kanosur komshiun e tij për arsyeje kyçje të pa rregullt në internetin e tij”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Tutje është trguar se në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe 10 copë fishek.

Policia ka thënë se i dyshuari është dërguar në stacionin policor në Suharekë, është intervistuar në lidhje me rastin ku ka pranuar se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori i shteti i cili ka rekomandua qe pas intervistës i dyshuari te dërgohet për ekzaminim mjekësor në spitalin rajonal në Prizren”, ka thënë Policia duke shtuar se pas ekzaminimit mjekësor i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit kujdestar ndalohet për 48 orë.

Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor te stacionit policor në Suharekë.