Ilustrim - Policia në aksion

I dyshuari tenton të ikë prej stacionit të policisë nga dritarja

Policia ka raportuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Stacionin Policor në Graqanicë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 12:20, është raportuar se derisa një i dyshuar ishte në paraburgim për 48 orë, i njëjti ka arritur që të largohet nga dritarja e stacionit, deri jashtë rrethojës së oborrit të stacionit.

Policia ka njoftuar se  injëjti është arrestuar nga njësiti policor dhe i është ofruar tretman mjekësor, pasi që ishte i lënduar.

Me urdhër të prokurorit , i dyshuari është dërguar në mbajtje në Qendrën e Ndalimit në Hajvali.