Ilustrim - Foto: KALLXO.com

I dyshuari shtiu me armë në drejtim të veturës, lëndohet një person

Një burrë ka raportuar se derisa ka qenë ne veturë me dy shokë, ka ardhur një veturë tjetër nga e cila një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në rrugën e “Reçakut” në Ferizaj rreth orës 02:00.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima ka pësuar lëndime nga copëzat e xhamit si pasojë e shkrepjes me armë.

Sipas raportit policor, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

I dyshuari ende nuk është hasur nga njësitë policore. Rasti në procedurë hetimore.