Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë me motoçikletë, arrestohet i dyshuari
24.10.2023 - 10:55
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar për kalim ilegal të kufirit.
Personi në fjalë dyshohet se me motoçikletë në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare, përmes rrugëve dytësore, nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bistricë të Leposaviqit, të hënën rreth orës 14:15.
Tutje është thënë se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.