Enver Hoxhaj I Foto: Kallxo.com

Hoxhaj: PDK mbetet në opozitë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj pasi e ka kritikuar kryeministrin, Avdullah Hoti për vizitën që kishte në Bruksel dhe qasjen ndaj dialogut, ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë.

“Ne si PDK e kem qëndrimin që e kemi pasur para disa muajsh që ne mbesim në opozitë dhe deri më tani as organet e partisë e as grupi parlamentar i PDK-së nuk kanë diskutuar për përfshirje në qeveri. Pra, PDK-ja mbetet në opozitë”, ka thënë Hoxhaj.