Hovenier: SHBA mbështet Kosovën për të përmirësuar integritetin e informatave që shpërndahen dhe për t'u mbrojtur nga sulmet kibernetike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij është i përkushtuar dhe mbështet Kosovën në përmirësimin e integritetit të informatave që shpërndahen e edhe për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike.

Hovenier ka marrë pjesë në konferencën për Integritetin e Informacionit në edicionin e shtatë të “DISICON”.

Hovenier tha se Inteligjenca Artificiale mund të mbështesë proceset demokratike duke ndihmuar që të përmirësohen shumë procese, por shtoi se duhet që me kujdes të përdoren këto mjete teknologjike.

Ambasadori bëri me dije që me mjetet në fjalë është e lehtë që të bien edhe në duart e keqpërdoruesve.

Hovenier theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara që të mbështesin shoqëritë civile e mediat e pavarura.