Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Foto: Ambasada e SHBA-së në Kosovë

Hovenier: Ka urgjencë nga vendet e BE-së për implementim të Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se liderët europianë kanë përmendur termin “urgjencë” dhe “sa më shpejtë të jetë e mundur”, në lidhje me implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Ialisë, Georgia Meloni janë angazhuar në këtë proces për të ndihmuar Kosovën të ecën përpara.

“Nëse e lexoni deklaratën e kancelarit të Gjermanisë, presidentit të Francës, kryeministres së Italisë dhe më duhet të them se këta të tre liderë janë duke përfshirë veten direkt në këtë proces për të ndihmuar Kosovën për të ecur përpara në rrugën europiane dhe euroatlantike dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në përfitim të dyjave shteteve por veçanërisht njerëzve të Kosovës. Ata e përdorin gjuën si “ugjente” dhe “sa më shpejtë të jetë e mundur”, gjëra si këto”- tha Hovenier para mediave.

“Është një urgjencë, është një dëshirë për ta parë tek lëvizë shpejtë dhe kjo është pjesë e bisedës tonë me qeverinë tashmë. Nuk ka arsye që qeveria e Kosovës të mos ec përpara me këtë draft statut, kryeministri ka treguar gatishmërinë që të pranojë në tërësi disa javë më parë. Jemi duke punuar ta shohim të përfunduar si një element i strategjisë sonë jashtë vendit, kjo nuk është vetëm për Asociacionin, është për të arritur implementim të plotë të të gjitha obligimeve si nga Kosova por edhe Serbia, përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjes bazike dhe atë të Ohrit, këtë duam të shohim ne”- theksoi ai.

Ambasadori amerikan paraprakisht u shpreh se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Hovenier nënvizoi se draft-statuti është përgatitur në atë mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë propozuar Kosovës një draft-statut për formimin e Asociacionit – një marrëveshje që rrjedh nga dialogu Kosovë-Serbi, propozim të cilin e ka pranuar kryeministri Albin Kurti.

Dokumenti ende nuk është bërë publik zyrtarisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pakrahasimisht më i avancuar se sa ai i vitit 2013.

Këtë deklaratë e tha Kurti të martën para gazetarëve teksa shtoi se vërejtjet dhe kritikat e tij ia ka përcjellë edhe emisarit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

“Ky është draft krejtësisht tjetër është pakrahasismisht më i avancuar por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia. Nuk kam çfarë i shtoj deklaratës time që e kam thënë në Kuvend“- tha Kurti.

Ambasadori amerikan: Draft statuti i Asociacionit paraprakisht do të marrë vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese