Hovenier falënderon Ramën për organizimin e festës së përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së në Prishtinë

Ambasadroi amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“I nderuar të marr pjesë në festën e 4 Korrikut të Komunës së Prishtinës për ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Faleminderit Perparim Rama që ftove ekipin tim dhe mua” – ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ai tutje ka thënë së është domethënëse për ta të jenë në gjendje të festojnë për pavarësinë e vendit të tyre me kolegët dhe miqtë derisa janë jashtë vendit.

Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 247 vjetorin e pavarësisë.

Krerët e shtetit të Kosovës, zyrtarë e qytetarë, kanë uruar vendin mik për këtë festë.

Madje, për nder të kësaj dite Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës janë ndriçuar me flamurin amerikan.