Foto: ZKM

Hoti uron Talat Xhaferin pas rizgjedhjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Talat Xhaferin për rizgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lidershipi ii tij në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet në vitet e fundit që hapën rrugë për avancim të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në NATO.

“Pres që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona në shumë fusha”, ka shkruar më tej Hoti.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 62 vota për, ka rizgjedhur Talat Xhaferin për kryetar të institucionit ligjvënës, me propozim të partive të shumicës parlamentare, LSDM dhe BDI. Sipas tyre Xhaferi gjatë mandatit të deritashëm ka dëshmuar se me sukses mund ta drejtojë këtë institucion, andaj edhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre.

Xhaferin e ka uruar sot edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e uron Xhaferin pas rizgjedhjes si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

.