Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti uron mësimdhënësit për 7 Marsin, premton përkrahjen e Qeverisë për arsimin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka falënderuar mësimdhënësit e Kosovës në Ditën e Mësuesit- 7 Marsin.

“Mirënjohje dhe falënderim për gjithë kontributin tuaj ndër vite, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në kohë dhe rrethana jo gjithnjë te favorshme gjatë historisë tonë. Respekt i veçantë për mësimdhënësit që mbajtën gjallë entuziazmin dhe idealin për liri e pavarësi gjatë viteve të 90-ta”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje kryeministri në detyrë ka shprehur mirënjohje edhe për mësimdhënësit të cilët janë angazhuar gjatë pandemisë COVID-19.

“Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues, kur vendi ynë sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19”, ka shkruar tutje ai.

Hoti ka theksuar se Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.