Hoti thotë se me Serbinë nuk flasin për integritetin territorial

Në një konferencë për media pas kthimit nga Brukseli, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se me Serbinë nuk do të bisedojnë për integritetin territorial.

“Nuk bisedojmë për integritetin territorial, nuk bisedojmë për karakterin unitar”, tha ai duke theksuar se marrëveshja bëhet për njohjen reciproke.

Hoti në një konferencë për media sot tha dialogu nuk ka alternativë dhe se përmbyllja e këtij procesi, është në interes të Kosovës.

Ai u shpreh se takimi i paraparë në Washington i kryesuar nga ai si kryeministër do të mbahet shumë shpejtë në një datë të re në dakordim me ndërmjetësuesin e SHBA-së në dialog, Richard Grenell./21Media