Hoti takim me bizneset, flet për marrëveshjen për nxitje të investimeve

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja që e ka nënshkruar me 31 dhjetor 2020 e që derivon nga Marrëveshja e Washingtonit, është ndër marrëveshjet më të rëndësishme e cila sipas tij hap perspektivë për financim të sektorit publik dhe atij privat.

Hoti tha  marrëveshja për nxitje të investimeve ka hyrë në fuqi këto ditë gjatë takimit që kishte me bizneset.

Hoti tha se janë munduar të jenë një qeveri që komunikon afër me sektorin privat që politikat e ndryshme ekonomike të derivohen nga komunikimi i rregullt me sektorin privat.

“Jemi mundu që me masat tona për rimëkëmbje ekonomike t’ju qëndrojmë afër të vetëdijshëm që nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme por që në terma relativ si pako e rimëkëmbjes ekonomike që shkon mbi 5 për qind të bruto produktit vendor kur merret edhe pako e këtij viti është më e larta në rajon”, shtoi ai.

Hoti tha se tash në muajin shkurt në bazë të statistikave zyrtare qarkullimi i bizneseve është më i madh se sa në janarin e vitit 2020 kur nuk ka pasur pandemi.

Hoti ka përmendur edhe kontributin e mërgimtarëve ku sipas tij ekonomia e Kosovës veç po e kalon krizën si rezultat i pandemisë.

Shuma totale për këto projekte sipas Hotit, shkon në 1 miliard dollar me maturitet 25 vjet.