Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti sqaron ‘të pavërtetat’, rreth dialogut

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka sqaruar qasjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut në të cilat sipas tij po thuhen gjëra të pavërteta.

Hoti tha se kanë hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta.

“Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës, integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket, nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive, marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, tha Hoti.

Hoti tha se këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët dhe se nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.