Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit: Nuk i shërben paqes

Kryeministri në detyrë , Avdullah Hoti, ka reaguar sot pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklarata e Vuçiqit nuk i shërben paqes.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiq, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.”, ka shkruar Hoti.

Ai paraprakisht ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët strategjik ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet mike të BE-së. Vuçiq sot për mediat serbe ka diskutuar mundësinë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e lidhur këtë çështje me Kosovën./21Media.