Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti - Foto: Zyra e Kryeministrit

Hoti nuk deklarohet për media pas takimit me partnerët e koalicionit

Ka përfunduar takimi i partnerëve të koalicionit në mes të kryeministrit të vendit Avdullah Hoti, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Pas rreth dy orë e gjysmë takim, kryeministri Hoti është larguar nga Qeveria pa u deklaruar për media.

Për këtë takim me partnerët e koalicionit, Hoti kishte paralajmëruar se do të diskutohet për dialogun dhe takimin me palën serbe në Washington.

“Në orën 15 takohem me z.Mustafa, z.Haradinaj dhe z.Limaj për t’i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit’, kishte paralajmëruar Hoti në ‘Facebook’.