Hoti Flet për Vizitën e Haradinajt në Familjen Rugova

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dal zyrtarisht me një qëndrim për vizitën që i bëri Familjes Rugova kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktoj me familjen Rugova për të parë nëse deputetja Teuta Rugova ia ka premtu votën për qeverinë Haradinaj, por ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gazetarit.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i kontaktuar nga KALLXO.com ka refuzuar të komentoj takimin e Haradinajt me Familjen e deputetes, Teuta Rugova.

Është kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ai që ia ka kushtuar një status në Facebook, vizitës së Haradinajt në familjen Rugova.

“Shtëpia e Presidentit është e hapur për të gjithë. Edhe për kundërshtaret politik. Përkulja që të gjithë i bëjnë atij tregon për madhështinë qe ka”, ka shkruar ai në Facebook.