GETTY IMAGES
Hiqet ndalesat për importit e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës mbrojtëse antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.
Këtë vendim MINT thotë e mori bazuar në rekomandimin e Komisionit Ndërqeveritar për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe. MINT thotë se vendimi për lejimin e importit të koncentrati për shpezë dhe kafshë e lejoi për shkaka të prodhimit të pakët vendas të këtij produkti këtë
MINT thotë se vendimi për lejimine importit të koncentrati për shpezë dhe kafësh elejoi për shkak të
“Në bazë të dhënave të marra në teren nga prodhuesit, importuesit si dhe nga pikat shitëse, është konstatuar se prodhimi vendor nuk e plotëson kushtin kryesor për mbrojtje me masën antidamping, sepse sasia e prodhimit vendor të këtij produkti është më e vogël se (50%) e prodhimit total të produktit të ngjashëm. Pra, prodhimi i këtij produkti nuk e ka plotësuar kushtin i cili parashihet në paragrafin 6 të nenit 28 të Ligjit Nr. 04/L-240 Për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese”- thuhet në njoftimin e MINTI-it.
Sipas të dhënave që posedon MINT në Kosovë janë vetëm 2 prodhues të licencuar për prodhimin e koncentrateve për shpezë dhe kafshë, gjë, sipas MINT që rezulton me mos përmbushje të nevojave të tregut në Republikën e Kosovës me produktet përkatëse, prandaj mbi këtë bazë Komisioni Ndërqeveritar i lartcekur ka rekomanduar ndërprerjen e kësaj mase.
MINT thotë se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e prodhuesve vendor dhe ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në Republikën e Kosovës.