Foto: KALLXO.com

Hidhet ngjyrë e kuqe te stacioni i Policisë

Pjesëmarrësit e protestës së thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë hedhur ngjyrë të kuqe te stacioni i Policisë në Prishtinë.

Një numër qytetarësh po protestojnë në sheshet e Prishtinës kundër dhunës dhe vrasjeve të grave.

Protesta është thirrur pas rastit të fundit, gjatë të cilit është vrarë Liridona Ademaj.

Tre të dyshuar për vrasjen e saj tashmë janë arrestuar. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Drejtësi për Liridonën”, “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, “Vrasësit e grave në burg”, “Për gratë çdo ditë është Luftë”, janë disa nga pankartat që po mbajnë protestuesit në duar.