Haziri flet për unitetin e LDK-së, thotë se ka munguar

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri sot ka mbledhur strukturat e partisë në këtë komunë.

Me një postim në “Facebook”, Haziri tha se ushtarët e Ibrahim Rugovës janë çu në këmbë për rikthimin e madh të LDK-së.

“980 anëtarët e shtabit zgjedhor të LDK’së në Gjilan, nëndegët, gratë e burrat, të rinjtë e të rejat, komisionerët, vëzhguesit dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës janë çu n’kambë, për rikthimin e madh të LDK’së!”, shkroi Haziri.

Në takimin me strukturat e parisë, ai ka folur edhe për unitetin, siç tha ai, brenda partisë i cili ka munguar.

“Pse kam përmendur gjithmonë unitetin dhe marrëveshjen? Sepse ka munguar, prej marsit të këtij viti dhe jam shumë i lumtur që kjo u mbërri, jo deri në masën sa kam dashtë, po është mbërri. Mungesat e një uniteti na ka reflektuar me deklaratat në publik, me deklarime të ndryshme në publik, ato kanë qu mesazhe të kundërta tek anëtarësia tek qytetarët, tek votuesi. Tash nuk ka mundësi që ato mesazhe të dërgohen ashtu”, tha ai.

Ndryshe, më 3 gusht LDK ka rizgjedhur në krye të saj Isa Mustafën për herë të tretë radhazi.

Isa Mustafa kryetar i ri i LDK-së

www.kallxo.com