Hartës së Kosovës me të prekur nga coronavirusi i shtohen Rahoveci e Istogu

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjithsej 79 persona kanë rezultuar pozitiv sot nga gjithsej 250 mostra të marra.

Dy komuna të reja janë bërë pjesë e hartës ku ka raste të konfirmuara me coronavirus.

Komuna e Istogut ka një rast, sikur edhe komuna e Rahovecit.

IKSHP me anë të një njoftimi ka treguar se rastet e konfirmuara janë raste kontakti.

Më poshtë po u listojmë rastet e reja të prekura me coronavirus nëpër komuna.

Komuna e Ferizajt gjithsej 35 raste. Ssipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt  12 raste, Greme tetë  raste, Mirash shtatë raste, Lloshkobare katër raste, Slivovë dy raste, Neredime një rast dhe Manastirc një rast.

Komuna e Prizrenit 16 raste të konfirmuara me coronavirus. Sipas vendbanimit 10 Prizren dhe gjashtë Skorobisht.

Në Han të Elezit janë konfirmuar gjashtë raste.

Në Komunën e Vitisë, gjashtë raste, katër  raste në fshatin Ramjan e dy në Pozhoran.

Nga komuna e Gjilanit tri raste sipas vendbanimit dy raste Gjilan dhe një rast Lladovë.

Komuna e Malishevës ka regjistruar dy raste, sipas vendbanimit,  Malishevë një  rast dhe Banjë një  rast.

Nga komuna e Vushtrrisë janë dy raste sipas vendbanimit: Vushtrri një  rast dhe Pestovë një  rast.

Edhe vendet si  Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë kanë regjistruar nga një rast të konfirmuar me coronavirus në Kosovë.

Numri gjithsej i të prekurve me COVID-19 është 362. 59 nga ta janë shëruar ndërsa kanë humbur jetën 9 persona.