Haradinaj shpall zyrtarisht kandidaturën për kryeministër

Koalicioni AAK- PSD ka mbajtur sot tubim me qytetarët në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku zyrtarisht është shpallur kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër të vendit.

Këtë tubim, i pari i PSD-së,Shpend Ahmeti fjalimin e tij e filloi me një duartrokitje për fitoren e Kosovës sot në ndeshjen e futbollit kundër Çekisë, duke e krahasuar fitoren e koalicionit PSD-AAK.

“Sot ka ardhur koha që të mos paguajmë më për Kosovë që të jetë e pavarur dhe sovrane. Dhe kjo është e mundur vetëm me koalicionin AAK-PSD. Për Kosovë ashtu sic nevojitet taksa 100% ashtu duhet edhe 100% guxim. Ashtu sic fitoj sot Kosova në futboll ashtu do të fitoj ky koalicion në zgjedhje”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij të mbajtur në këtë tubim me qytetarët ka thënë se do ta mbrojë Kosovën dhe nuk do të lejojë ne asnjë mënyrë ndarjen e saj.

“Kosova nuk do të ndahet, nuk do të ndahet as në tavolinë, as pas shpine, do të mbrojmë Kosovën, nëse është nevoja edhe me jetë”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë tubim me qytetarët, koalicioni AAK-PSD ka prezantuar edhe 110 kandidatët nga ky koalicion për deputet të Kuvendit të Kosoës.