Hapet thirrja për subvensionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente

Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Në thirrje përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.

Vlera e subvencionimit për një pajisje makinë rrobalarëse është 200 euro, për prindërit vetushqyes vlera e  subvencionimit për një pajisje është 300 euro, për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një pajisje është 400 euro.

Vlera e subvencionimit për një pajisje enëlarëse është 150 euro. Për prindërit vetushqyes, vlera e subvencionimit për një pajisje është 250 euro. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një pajisje është 300 euro.

Kurse, vlera e subvencionimit për një pajisje frigorifer ose frigoriferëve me ngrirëse është 100 euro. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit është 150 euro. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një pajisje është 200 euro.

Për të dy thirrjet të drejtë aplikimi kanë të gjithë konsumatorët familjar, konsumi mujor i energjisë elektrike i të cilëve nuk është më i vogël se 250 kWh/muaj në të paktën dhjetë muaj brenda dymbëdhjetë muajve të fundit.

Aplikimi për subvencionim bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se sektori i energjisë është një nga sektorët kryesor të kësaj qeverie.

“Sektori i energjisë është kyq për qeverinë tonë e kemi dëshmuar duke nisur dhe fituar disa nga projektet më të mëdha e më inovative.Këtu bënë pjesë edhe ndërtimi i sistemeve akumuluese, investim në rehabilitim në kapacitetet ekzistuese”- ka Kurti.

“Fokusi ynë nuk është vetëm rritja e kapacitetve prodhuese, por paralelisht po punojmë edhe në rritje të eficiences së energjisë, emetim të gazrave dhe ulje të shpenzimeve për ekonomitë familjare. Sot po lansojmë masën e tretë me radhë, subvencionimim e pajisjeve shtëpiake për familje me fokus në përkrahje të qytetarëve me asistencë sociale dhe prindërve vetëushqyes”- ka thënë Kurti.

Derisa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u shpreh se zëvendësimi i pajisjeve me ato efiçiente sjell shumë përfitime për qytetarët.

“Zëvendësimi i pajisjeve jo eficiente me ato eficinte sjellë shumë përfitime për qytetarët, duke ulur faturën dhe efekte pozitive në ambient. Me zëvendësim të pajisjeve, kursimi i energjisë mund të arrijë dëri në 40 për qind. Ky ka qenë një nga prioritetet e ministrisë sonë. Këtë vit kemi zgjeruar gamën e masave që do subvencionohen. Për herë të parë do investohen rreth 30 milionë euro në sektorin rezidencial, e gjitha kjo fale fondit nga Komisioni Evropian” – ka thënë Rizvanolli.

Aplikimi për pajisje shtëpiake efiçiente mund të bëhet në https://ekosova.rks-gov.net/467

Aplikimi për sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar bëhet në: https://ekosova.rks-gov.net/468