Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek

Hapet konkurs për anëtarë të bordeve të pesë ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës ka hapur konkurs për anëtarë të bordeve të pesë ndërmarrjeve publike në vend.

Anëtarë të bordeve po kërkohen për në ndërmarrjen publike  “Trepça Sh.A.”, në KRU “Gjakova”, KRU “Mitrovica”, KRU “Drini i Bardhë” Pejë, në Korporatën Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Hekurudhën e Kosovës – Trainkos.

Konkursi do të jetë hapur deri më 15 maj.

Më 12 prill të këtij viti Qeveria e Kosovës shkarkoi Bordin e Hekurudhës së Kosovës, Trainkos duke emëruar një Bord të përkohshëm.

Në qershor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte shkarkuar Bordin e Kompanisë së Ujitjes “Drini i Bardhë” ndërsa kishte emëruar Bord të përkohshëm.

Ndërsa pas hulumtimit të KALLXO.com njëri anëtar i Bordit të KRU “Gjakova” kishte dhënë dorëheqje.