Qeveria shkarkon bordin e kompanisë ‘Drini i Bardhë’, emëron një të përkohshëm

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Bordin e drejtorëve të Kompanisë së Ujitjes, Drini i Bardhë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në arsyetimin e propozimit për shkarkimin e anëtarëve të këtij bordi, tha se nuk kanë qenë të suksesshëm dhe nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre.

“Propozoj shkarkimin e Bordit Kompania e Ujitjes Drini i Bardhë, konsideroj që ky Bord nuk ka qenë i suksesshëm. Bordi ka dështuar të përmbushë detyrat financiare, kanë lejuar shpenzime të tepërta si dhe punësime në kundërshtim me mundësit financiare”, tha Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit, emërimi i bordit të përkohshëm është i pashmangshëm deri në emërimin e Bordit të përhershëm.

Rizvanolli, ka propozuar emërimin e Bordit të përkohshëm: Arjeta Zeka – kryesuese, Ilaz Halili – anëtar, Arlinda Nallbani – anëtare dhe Ramiz Jukoviq – anëtar.