Hamasi refuzon lirimin e më shumë pengjeve përderisa Izraeli nuk i jep fund fushatës ushtarake në Gaza

Perspektivat për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin lirimin e më shumë pengjeve në Gaza kanë mbetur të pasigurta pasi Hamasi ka thënë se nuk do të diskutojë asgjë më pak se një fund të plotë të ofensivës së Izraelit në Gaza.

Udhëheqësi politik më i lartë i grupit militant palestinez, Ismail Haniyeh, e ka vizituar Egjiptin të mërkurën për bisedime me zyrtarët egjiptianë që kërkonin të ndërmjetësonin një armëpushim tjetër, por takimi përfundoi “pa rezultate”, sipas një deklarate të një zyrtari palestinez dhënë për BBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se negociatat ishin “shumë serioze … dhe ne shpresojmë që ato të çojnë diku”.

Mirëpo Taher Al-Nono, këshilltari për media i Haniyeh, ka thënë se Hamasi nuk është i gatshëm të diskutojë për lirimin e më shumë pengjeve izraelitë derisa Izraeli ta përfundonte fushatën ushtarake në Gaza dhe të rritet vëllimi i ndihmës humanitare për civilët palestinezë.

Izraeli ka këmbëngulur që të gjitha gratë dhe burrat e mbetur të pafuqishëm mes pengjeve të lirohen.

Sipas Wall Street Journal, zyrtarët egjiptianë kanë thënë se Hamasi e ka refuzuar një ofertë izraelite për t’a ndaluar luftën për një javë në këmbim të dhjetëra pengjeve.

Xhihadi Islamik, një grup më i vogël militant palestinez që po mban gjithashtu pengje në Gaza, ka thënë se udhëheqësi i tij do ta vizitojë Egjiptin gjithashtu në ditët në vijim për ta diskutuar një fund të mundshëm të konfliktit./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala