Foto: Time.com

Hakmarrja e McCain? Fitorja e Bidenit në Arizona është më shumë se aq

Është goxha joshëse të thuhet se humbja e Presidentit Donald Trump në Arizona është hakmarrja e senatorit të ndjerë John McCain, raporton CNN.

Si kandidat, Trump për senatorin e Arizonas i cili u mbajt 5 vite e gjysmë në burgun famëkeq të Vietnamit me nofkën ‘Hanoi Hilton’ tha, “Ai nuk është hero lufte. Ai është një hero luftë sepse ishte kapur?  Mua më pëlqejnë njerëzit që nuk janë kapur”.

Në vitin 2019, pas vdekjes së senatorit, Trump tha “Nuk kam qenë kurrë fans i John McCain dhe nuk do jem kurrë”.

McCain i kishte kthyer antipatinë. Për shembull, kur kandidati Trump u dëgjua nga një regjistrim duke bërë vërejtje të pahijshme për gratë, McCain tha “Sjellja e Donald Trump ta bënë të pamundur të vazhdosh t’i ofrosh madje edhe mbështetje të kushtëzuar për kandidaturën e tij”.

Para vdekjes së tij, McCain insistoi që lëvdatat ndaj tij të bëhen nga Presidenti George W Bush dhe kundërshtari i tij në vitin 2008, Barack Obama. Trump nuk ishte ftuar në varrim.

Realiteti është që derisa fantazma e McCain mnd të jetë duke qeshur rreth karmës së humbjes që pësoi Trump në Arizona, grindja mes dyshes ishte vetëm një faktor.

Me fjalë të tjera, është krejtësisht e mundur që kjo zhurmë ndikoi që një grup i madh i Arizonasëve të mbanin inat kundër Trump për trajtimin e tij ndaj McCain.

Një formë tjetër e madhe përmes së cilës McCain ndihmoi Bidenin ishte miratimi i kandidatit demokrat nga gruaja e të ndjerit, Cindy McCain, në shtator. Ajo ka ndikim të madh në këtë shtet si trashëgimtare e suksesshme e birrës ‘Feniks’.

Cindy McCain shkroiBurri im John jetoi sipas një kodi: vendi në radhë të parë. Ne jemi Republikanë, por Amerika është mbi të gjitha. Është vetëm një kandidat në këtë garë që përfaqëson vlerat tona si komb, dhe ai është Joe Biden”.