Foto: Ilustrim

Gruaja në Kaçanik lëndohet në vendin e punës

Një grua në Kaçanik ka pësuar lëndime në vendin e saj të punës.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30, ku si pasojë e lëndimeve viktima është dërgar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që derisa kishte qenë duke punuar në fabrikë ka pësuar lëndime trupore.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.